Mustafa - Osmanit: Na trego çfarë thotë neni 7 i propozimit franko-gjerman

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 21:06
Mustafa - Osmanit: Na trego çfarë thotë neni 7 i propozimit franko-gjerman

Për propozimin e dakorduar dje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka reaguar ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thë se marrëveshja bazë që është pranuar dje nga Kurti, në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

Mustafa madje kërkoi nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të tregojë se a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?

“Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?


Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”.


(Kosova Sot Online)