Arifi: S’ka reciprocitet për Luginën siç na premtoi Kurti

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 21:14
Arifi: S’ka reciprocitet për Luginën siç na premtoi Kurti

Për planin franko-gjerman të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak se aty nuk përmendet askund Lugina e Preshevës dhe parimi i reciprocitetit, ka pasur kritika kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arifi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e përshëndesin marrëveshjen, por që ka ankesa për shkak se nuk ndalet diskriminimi i shqiptarëve dhe këtë rajon dhe pasivizimi i adresave.

“Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel. Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave”, shkroi ai.

“Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë!”, shtoi Arifi. 


(Kosova Sot Online)