Berisha: McGonigal e ka vendin në burg/Edi Rama duhet të shkojë pas tij

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 21:28
Berisha: McGonigal e ka vendin në burg/Edi Rama duhet të shkojë pas tij

"Historia Rama-McGonigal është historia më e turpshme, kriminale dhe një skandal që ne nuk duhet ta tolerojmë kurrë". 

Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me drejtues të degëve 3, 13, 16 në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha tha se Charles McGonigal e ka vendin në burg dhe pas tij duhet të shkojë edhe Edi Rama. 

"Pra në këtë mënyrë ne varfërohemi çdo herë e më shumë. Pasuritë publike shkojnë të gjitha për pasurimin e qeveritarëve të klientelës, apo oligarkëve të tyre. Edi Rama si asnjë kryeministër tjetër në histori, kontrakton vrasës me pagesë për opozitën shqiptare, për të vrarë një forcë politike, për të vrarë pluralizmin, demokracinë. Historia Rama-McGonigal, është historia më e turpshme, më kriminale, dhe ju garantoj unë ju se nuk besoj se mund të ketë komb tjetër në botë që mund ta toleronte një skandal të tillë dhe ne nuk duhet ta tolerojmë kurrë.

Nëse ne rrimë duarkryq para këtij skandali ne i bëjmë vetes dhe vendit, shërbimin më të keq. Por ne nuk do të rrimë duarkryq para këtij skandali. McGonigal e ka vendin në burg, atje ku është, Edi Rama pas tij. Edi Rama duhet të shkojnë pas tij. Jo vetëm paguan paratë dhe i angazhon kundër opozitës, por vazhdon bashkëpunimin me të në një kohë kur ai priste gjoba në Tiranë, gjobiste biznesmenë, përdorte pushtetin e SHBA-së, agjencisë së tij për të terrorizuar, marrë peng qytetarët shqiptarë. Me dy mafioz, lejtnantë të Ramës, Duçka dhe Neza, ata vendosën dhjetëra e dhjetëra gjoba. 

McGonigal  përcaktonte se kush do të merrte licencën e kush jo. Një akt i tillë është i papërshkruar në historinë e marrëdhnieve ndërkombëtare. Ne duhet të flasim, duhet ti japim përgjigjen e merituar Edi Ramës, përndryshe të këqijat që ai ka bërë do harrohen në krahasim me atë që do u bëjë Shqipërisë e shqiptarëve. Do duken lule këto në krahasim me të tjerët që do të bëjë. Nuk ka moral nuk ka asnjë normë, nuk ka ligj që njeh", u shpreh Berisha.

(Kosova Sot Online)