Lajçak dhe Escobar japin detaje para takimit në Shkup

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 22:16
Lajçak dhe Escobar japin detaje para takimit në Shkup

Për një takim që ka zhvilluar bashkë me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka njoftuar  dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak njoftoi se me Escobarin u ul pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë në Bruksel, ku u dakordua për propozimin evropian për arritjen e një marrëveshjeje në dialog.

Sipas Lajçak, ky takim erdhi si nevojë e koordinimit të hapave të mëtejshëm para takimit të radhës që do të mbahet në Shkup, më 18 mars.

I njëjti tha se të dy u pajtuan në rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut.

“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, Zëvendës Asistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e mëtejmë në prag të takimit të ardhshëm. U dakorduam mbi rëndësinë e pajtimit për modalitetet e zbatimit [të planit] dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut”, njoftoi Lajçak në Twitter.


(Kosova Sot Online)