65-vjeçarja nga ky qytet i Kosovës goditet për vd'ekje nga vetura

  • A P /
  • 28 February 2023 - 23:01
65-vjeçarja nga ky qytet i Kosovës goditet për vd'ekje nga vetura

Nga një veturë në rrugën Prizren – Gjakovë, është goditur për vdekje një grua e moshës 65-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar  një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare” – ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes, përveç policisë kanë dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe mjekët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në lidhje me rastin, një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. 


(Kosova Sot Online)