Bushati: Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, për herë të parë flitet për reciprocitetin

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 08:21
Bushati: Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, për herë të parë flitet për reciprocitetin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar një hap përpara në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë - Serbi, takimin që ndodhi të hënën në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bushati ka theksuar se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe dhe sovranitetit territorial të Kosovës.

“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit.

Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)