Vuçiq: 99.9 përqind e shqiptarëve të Kosovës janë për pavarësi dhe kjo s’do të ndryshojë

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 08:38
Vuçiq: 99.9 përqind e shqiptarëve të Kosovës janë për pavarësi dhe kjo s’do të ndryshojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për planin franko gjerman dhe ka treguar detajet rreth takimit të së hënës në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Vuçiq plani i dorëzuar nga Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre.

Vuçiq ka thënë se në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime rreth gjithckaje përvec njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB.

” Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.999 përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë” ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)