Aksident i rëndë në Greqi, 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përplasja e dy trenave

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 08:54
Aksident i rëndë në Greqi, 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përplasja e dy trenave

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy trenave në Greqinë Veriore. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, pak para mesnate në Tempi pranë qytetit të Larisës, ku një tren me pasagjerë u përplas me një tren mallrash, shkruan CNN.

“Procesi i evakuimit po vazhdon dhe po kryhet në kushte shumë të vështira për shkak të fortësisë  së përplasjes mes dy trenave”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Të mbijetuarit thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve të trenit për shkak të përplasjes. Treni me pasagjerë po udhëtonte nga Athina për në Selanik, që është qyteti i dytë më i madh i Greqisë.

(Kosova Sot Online)