Manjani: Rama e ka pas koke skandalin 'McGonigal'. Do ia fusin prokurorët që sot ai i kontrollon!

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 09:42
Manjani: Rama e ka pas koke skandalin 'McGonigal'. Do ia fusin prokurorët që sot ai i kontrollon!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani foli në A Shoë me Adi Krastën, në Syri Tv, për skandalin e Edi Ramës me Charles McGonigal. 

Manjani u shpreh se kryeministri e ka 'pas koke' këtë çështje. 

Sipas tij, do të jetë prokurorët e SPAK, ata të cilët Edi Rama i kontrollon sot, që do ta vendosin para përgjegjësisë. 

"Logjika është e kuptueshme. Ky është një proces gjyqësor, në gjykatën e Uashingtonit icili në vetëvete përmban të dhëna sensitive, sepse mund të kompromontohej rëndë imazhi i SHBA, i FBI etj. Kjo nuk do të thotë që krimineli nuk do të ndëshkohet. Urdhri i mbrojtjes nuk do të thotë që çështja u mbyll, nuk do të thotë, në kushtet tona, që Edi Rama shpëtoi. Sa të ketë frymë në këtë tokë, atë çështje e ka pas koke. Le të bëjë qejf sot se është kryeministër, ka imunitet, tallet me njerëzit, merr votën, edhe Enver Hoxha përfundoi i vdekur në shtratin e karriges së pushtetit me votat e shqiptarëve, por i izoluar nga e gjithë bota. Nëse Edi Rama ka këtë skenar në kokë, mund ta bëjë. Por sa të jetë gjallë këtë çështje e ka këtu (pas koke). Nuk ka për t'i shpëtuar kurrën e kurrës dhe jo nga drejtësia amerikane, por nga këta prokurorët që sot ai i kontrollon, ata kanë për t'ia futur. Ai e di, se nuk e zë gjumi. Qielli, toka, hëna të bashkohen, materiali është aty. SPAK një ditë do ta hetojë. Ta harrojë këtë histori Edi Rama. Korrupsioni që ka bërë për të shkrirë opozitën e vendit të vet, nuk ka shans ta fshehë", u shpreh Manjani. 

(Kosova Sot Online)