Tragjedia në Greqi, mjekja: Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së pasi janë karbonizuar

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 11:46
Tragjedia në Greqi, mjekja: Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së pasi janë karbonizuar

Sot ka ndodhur një aksident fatal, ku dy trena janë përplasur më njëra tjetrën në Greqi, ku 38 persona kanë vdekur si pasojë e këtij aksidenti dhe shumë të tjerë janë lënduar përcjell “Kosova Sot Online”.

Trupat e shtatë prej viktimave raportohet se janë djegur dhe karbonizuar. Sipas mediave greke, për identifikimin e tyre nevojitet testi i ADN-së.

Shefja e Shërbimit Mjekësor të Larisës, Rubin Leontari tha se “transferimi i trupave po vazhdon”.

“7 trupa janë karbonizuar. Procesi i identifikimit ende nuk ka filluar. Ky është një proces që kërkon kohë. Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së ne mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre”, tha ajo në një intervistë për mediat greke.

(Kosova Sot Online)