Abazoviq pret në takim Kurtin

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 13:33
Abazoviq pret në takim Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abazoviq pas këtij takimi tha se me Kurtin kanë diskutuar për lidhjen infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

“Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për zgjidhje të përhershme për rajonin. Sot fola me kryeministrin e Kosovës #AlbinKurti për lidhjet tona të mira në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar Abazoviq.

(Kosova Sot Online)