Osmani uron Bosnjën për pavarësi: Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë lidhje të forta

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 15:41
Osmani uron Bosnjën për pavarësi: Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë lidhje të forta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Pavarësisë të Bosnje e Hercegovinës, pwrcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar në “Twiter” se dy popujt përveç lidhjes së fortë mes njerëzve, kanë një vendoshmëri dhe janë të vendosur edhe për një të ardhme euroatlantike.

“Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë jo vetëm lidhje të forta mes njerëzve, por edhe një vendosmëri të palëkundur për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)