
Vritet me armë zjarri 31 vjeçarja në oborrin e banesës

Një 31-vjeçare është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj në Kamzë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë bëhet fjalë për Etleva Kurtin.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për indentifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Njoftimi:
Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.
(Kosova Sot Online)