Çfarë është Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 19:11
Çfarë është Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Neni 7 i Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, i cili flet për një “nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, nënkupton “pushtet të ndërmjetëm ose përkufizim të ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Çfarë thotë Neni 7?

Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.


(Kosova Sot Online)