Geoana: NATO mirëpret hapat e ndëmarrë drejt normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës

  • A P /
  • 01 March 2023 - 19:46
Geoana: NATO mirëpret hapat e ndëmarrë drejt normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës

Gjatë ditë së sotme e kam zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e tij të shkurtër, Geoana ka thënë se NATO mirëpret hapat e ndëmarrë drejt normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës, duke kërkuar edhe më shumë progres.

“Ne mirëpresim hapat e rinj drejt normalizimit mes Prishtinës dhe Beogradit dhe inkurajojmë më shumë progres. NATO vazhdon të jetë fuqishëm e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, edhe përmes KFOR-it”, ka shkruar Geoana.

(Kosova Sot Online)