LDK: Ja mashtrim i radhës i Qeverisë

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 21:03
LDK: Ja mashtrim i radhës i Qeverisë

Lidhur me pagat me koeficientin e ri, të cilët e quajnë si ‘mashtrimi i radhës i qeverisë për pagat’, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

LDK ka bërë një krahasim me premtimin e rritjes së pagës nga Qeveria dhe me realitetin e pagës sot.

“Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat. Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre. Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon  paga të dinjitetshme”, thuhet në postimin e tyre.

(Kosova Sot Online)