Arrestohet shqiptari i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 22:00
Arrestohet shqiptari i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera

Policia ka arrestuar shtetasin Dan Hutra, i cili ditën e sotme tronditi Tiranën me vrasjet e tij.

Autori është arrestuar te Lendfilli i Sharrës. Ai ka pasur me vete edhe armën më të cilin kreu krimin, e cila është sekuestruar.

Hutra dyshohet se autori i 3 ngjarjeve kriminale të ndodhura ditën e sotme në kryeqytet, më pasojë vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Dani Hutra paraditen e sotme shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes në Paskuqan dhe qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë ku ajo jetonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

40-vjeçari la të plagosur me armë zjarri Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj masakre ndalesa e radhës ka qenë në Kodër Kamëz ku ka ekzekutuar në oborrin e banesës Etleva Kurtin, 31-vjeçe.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt që Hutra ka pasur në burg me vëllain e viktimës Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci.

40-vjeçari ka goditur me thikë të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi, 40 vjeç, shitëse në një dyqan rrobash në atë zonë. Dyshohet se shkak është bërë konflikti për shkak të likujdimit të një borxhi. Gurakuqi ka marrë plagë të lehta.

Dani Hutra rezulton një vrasës serial pasi në vitin 2007 është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja 22 vjeç, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës.

Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.

(Kosova Sot Online)