Von der Leyen telefonon Vuçiçin, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 23:00
Von der Leyen telefonon Vuçiçin, kjo është arsyeja

Një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka pasur sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fokus ka qenë situata aktuale në rajon, reformat e nevojshme, si dhe ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Vuçiç e informoi presidenten Von der Leyen për ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj bisedimeve nën kujdesin e BE-së dhe gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi për normalizimin e marrëdhënieve, me kufizime të përcaktuara qartë, të gjitha me synimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në postimin e presidentit serb në rrjetet sociale.

Të hënën pati një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, në fokus të së cilit ishte plani frnako-gjerman.


(Kosova Sot Online)