Lajçak tregon vendin e takimit të ardhshëm Kurti-Vuçiq -Borell

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 08:12
Lajçak tregon vendin e takimit të ardhshëm Kurti-Vuçiq -Borell

Takimi i ardhshëm në mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka kumtuar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku e ka falënderuar që po mundësojnë lokacionin e Ohërit për takimin e radhës.

“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohësMaqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

(Kosova Sot Online)