Natasha Kandiq jep dorëheqje nga Fondi për të Drejtën Humanitare

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 08:32
Natasha Kandiq jep dorëheqje nga Fondi për të Drejtën Humanitare

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka njoftuar se ka ndërprerë çdo bashkëpunim me organizatën që ajo e themeloi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kam kohë që nuk i ndaj të njëjtat vlera me Fondin për të Drejtën Humanitare. Fund. Vazhdoj me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë”, ka shkruar Kandiq.

Natasha Kandiq themeloi organizatën joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 me qëllim të dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut që u kryen masivisht në të gjithë ish-Jugosllavinë, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë, shkruan “Danas”.

(Kosova Sot Online)