Prishtinë: Një grua tentoi të bëjë vetëvrasje, një burrë i kishte bërë presion

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 09:58
Prishtinë: Një grua tentoi të bëjë vetëvrasje, një burrë i kishte bërë presion

Një grua në Prishtinë ka tentuar të bëjë vetëvrasje, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kjo ka ndodhur për shkak se një burrë i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

NXITJE NË VETËVRASJE/Prishtinë 26.02.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)