Shefi i stafit të Presidentes: Qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 12:47
Shefi i stafit të Presidentes: Qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vela në një reagim në Twiter ka shkruar se Vuçiq do të bëjë gjithçka për të minuar çdo përpjekje serioze për një marrëveshje me Kosovën.

Kjo pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, edhe pasi është raportuar të ketë pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi, është shprehur kundër që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Është për të normalizuar rolin e saj hegjemonist dhe prishës në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Prandaj Vuçiq do të bëjë gjithçka për të minuar çdo përpjekje serioze për një marrëveshje me Kosovën. Jo më qetësues, është koha për pasoja’, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)