Një shofere 28 vjeçare e godet për vdekje me veturë një grua
Dje në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se një grua 28 vjeçare duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një grua rreth 40 vjeçare e cila si pasojë ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot Online)