Me pistoletë e kallashnikov në makinë, arrestohet 19 vjeçari

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 13:45
Me pistoletë e kallashnikov në makinë, arrestohet 19 vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Velipojë pasi ishte duke qarkulluar me 2 armë zjarri, në automjet, përcjell “Kosova Sot Online”.

"Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)