Kurti: Propozimin tim e refuzoj Vuçiqi, nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 14:19
Kurti: Propozimin tim e refuzoj Vuçiqi, nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka raportuar për takimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike”, ka thënë Kurti në hyrje të fjalimit.

Ai ka shtuar se Vuçiq menjëherë e ka refuzuar marrëveshjen.

“Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

Kurti tregoi se takimi i rradhës do të jetë në Ohër.

“Takimi i radhës do të jetë në Ohër ku ka edhe një marrëveshjeje paqeje sipas standardeve të BE-së”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.

“Gabimet e qeverive të kalaura do të mundohem që t’i eleminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)