Stano nuk komenton deklaratën e Vuçiqit rreth pikës 4, "Nuk do të hyjmë në komentime"

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 14:56
Stano nuk komenton deklaratën e Vuçiqit rreth pikës 4,

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka refuzuar që të komentojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili një ditë pasi u pranua propozimi evropian, deklaroi se nuk do ta respektojë pikën 4 e cila parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë ishin pajtuar liderët. Kjo është shumë e qartë nga teksti“ ka thënë Stano.

(Kosova Sot Online)