Gashi: Ky rrezik ka me qenë shpata mbi kokën e Kosovës

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 16:03
Gashi: Ky rrezik ka me qenë shpata mbi kokën e Kosovës

Për përmbajtjen e Marrëveshjes Themelore, më specifikisht për Nenin 7 ku flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka replikuar sot me kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Gashi ka thënë se ky nen është tepër i rreizkshëm dhe është “shpatë mbi kokën e Kosovës”.

“Ti e din mirë çfarë po të them. Ti e din saktë çfarë jam duke folur. Ti e din çfarë është vetëmenaxhimi. A është organizim? Si rregullohet, si funksionon, si njihet, a quhet qeverisje. Çdo organizim institucional quhet qeverisje”, ka thënë Arben Gashi

“Rreziku është i thellë dhe i pafund dhe afatgjatë. Ky rrezik ka me qenë shpata mbi kokën e Kosovës”, ka shtuar tutje Gashi.

(Kosova Sot Online)