Ja si e paralajmëroi Berisha agre'sionin e Putin ndaj Ukrainës

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 18:06
Ja si e paralajmëroi Berisha agre'sionin e Putin ndaj Ukrainës

Në datën 24 shkurt u shënua 1 vjetori i agresionit ushtarak të Vladimir Putin ndaj Ukrainës fqinje. Por a ishte ky sulm ushtarak i paralajmëruar? 

Në 2014, ushtria ruse anekson gadishullin e Krimesë, një territor ukrainas, pavarësisht nga thirrjet e perëndimit. 

Mirëpo, atë që ndodhi mëngjesin e 24 shkurtit të vitit të kaluar e ka paralajmëruar 9 vjet më parë kryetari i PD, Sali Berisha përmes një reagimi në Facebook., transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Berisha ka shkruar saktësisht në 2 mars të vitit 2014 se me pushtimin e Krimesë, Putin po bënte atë që bëri fillimisht Hitleri dhe më pas Brezhnievi ndaj Çekosllovakisë dhe se po i hapte rrugë pushtimeve të tjera me qëllim rikthimin e perandorisë ruse. 

Kujtojmë që perëndimi në këtë kohë ruante 'politika të buta' ndaj Putinit, njësoj si ndaj Hilterit kur nisi Luftën e Dytë Botërore me pushtimin e shteteve fqinje.  

Ja çfarë ka shkruar Berisha në 2 mars 2014
Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës, njëlloj si agresioni i hitlerit dhe Brezhnievit ndaj Çekosllovakisë. 
Të dashur miq, pushimi i Krimesë nga Putini të kujton pushtimin e Çekosllovakisë nga Hitleri dhe më vonë nga Brezhnievi. Ju ftoj ta dënojmë këtë agresion ndaj një vendi të lirë me forcën tonë më të madhe. 
Ky agresion është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB, OSBE dhe memorandumit të Budapestit për Ukrainën të firmosur nga SHBA, Britania e Madhe, por dhe vetë Rusia. Me agresionin kundër Ukrainës dhe pushtimin e territoreve të gjëra të saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve të tjera për rikthimin e perandorisë ruse. sb

(Kosova Sot Online)