Szunyog takon Rakiqin: Situata në veri është e ndërlikuar

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 19:46
Szunyog takon Rakiqin: Situata në veri është e ndërlikuar

Sot veriun e Kosovës, e ka vizituar ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai pati një sërë diskutimesh me përfaqësues të ndryshëm serbë, e po ashtu edhe shqiptarë të Kosovës, zyrtarë që dhanë dorëheqje nga institucionet nëntorin e kaluar dhe ata që mbetën në detyrë.

Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovës, ku më tej theksohet se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje. Në fotot e publikuara nga Zyrës së Komisionit Evropian, ambasadori i BE-së ka takuar edhe kryetarin e “Lista serbe”, Goran Rakiq.

“Ndërsa situata në veri është e ndërlikuar, është e qartë për të gjithë se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje. Megjithëse shumë çështje ende duhet të zgjidhen përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE, këto mund të trajtohen vetëm nga institucionet dhe nga brenda institucioneve”, ka thënë Szunyog.

(Kosova Sot Online)