Hyseni: Kurti është pajtuar të zbatojë një variant të keq të Asociacionit

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 20:30
Hyseni: Kurti është pajtuar të zbatojë një variant të keq të Asociacionit

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka folur  edhe për Asociacionin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hyseni tha se rreziku është që Kurti është pajtuar të zbatojë një variant të keq të Asociacionit. “Nëse asociacioni zbatohet në pajtim me nënshkrimet e 2013 dhe 2015, si dhe në pajtim me sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk mund të shihet si problem, por ka rrezik që Kurti është pajtuar të zbatojë një variant shumë më të keq të Asociacionit”, tha ai.

I pyetur se në rast se formohet Asociacioni, a ka rrezik dhe “ushtrimi i kontrollit’ në disa pasuri të Kosovës, Hyseni tha se pasuritë e vendit nuk mund të kontrollohen. “Pasuritë e Kosovës janë të Kosovës dhe ato nuk mund të vihen nën kontroll të komunave apo lidhjes së komunave”, deklaroi Hyseni.

(Kosova Sot Online)