Begaj do të takohet me shefin e NATO-s

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 14:00
Begaj do të takohet me shefin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet më datën 7 mars në selinë e NATO-s. Pas takimit, Stoltenberg dhe Begaj do të dalin në një konferencë për shtyp, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi është bërë i ditur nga web-i zyrtar i NATO-s. 

(Kosova Sot Online)