Dy persona theren me thikë në konviktin e studentëve

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 20:52
Dy persona theren me thikë në konviktin e studentëve

Raportohet se dy persona janë therur me thikë dhe janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

“Po është e vërtëtë, mund ta konfirmoj që së paku dy persona janë ther me thikë. Jemi duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Asnjë informacion më shumë për momentin nuk mund të themi.”, tha Hoti.


(Kosova Sot Online)