Vokshi: Ashtu si për McGonigal do të jetë edhe fundi i Edi Ramës

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 21:31
Vokshi: Ashtu si për McGonigal do të jetë edhe fundi i Edi Ramës

Deputetja e PD-së Albana Vokshi teksa ka marrë fjalën në kuvend ka deklaruar se Edi Ramën nga gjithë kjo babëzi për abuzim e pret i njëjti fat si i Mc Gonagal.

Vokshi është shprehur se sipas organizmave ndërkombërë, nëpërmjet korrupsionit dhe vjedhjeve Rama është shpallur si një ndër politikanët më të pasur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Lakmia, ka thënë Le Monde dhe jo opozita, ishte dhe fundi i Mc Gonigal. Lakmia deri në babëzi do të jetë dhe fundi i Edi Ramës, mikut dhe ortakut të Mc Gonigal që sot është në burg. Edhe Edi Ramën i njëjti fat e pret. Qeverisja e gjatë e Edi Ramës  fillimisht në Bashkinë e Tiranës edhe tani në qeverisje është histori e gjatë abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik dhe financiar personal.

Edi Rama, është njëri prej politikanëve më të pasur dhe nuk e  thotë opozita por e thonë organizma ndërkombëtarë. Edhe marrëdhënia e Edi RAmës më Mc Gonigal është histori korruptimi që qartëson për ccdo shqiptar dhe ccdo ndërkombëtare skemën sesi ka qeverisur Edi Rama në këto vite. Prej nëtntë vitesh arritja më e madhe e kësaj qeverisjeje është shpopullimi. Nuk funksionon demokracia. Ikin sepse zgjedhjet blihen nga Edi Rama, kërcënohen, shantazhohen, devijohen nëpërmjet sistemit të patronazhistëve, perfeksionuar tani me sistemin e aktivistëve.”


(Kosova Sot Online)