Punëtorët teknikë në shkolla mbesin pa punë

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 22:38
Punëtorët teknikë në shkolla mbesin pa punë

Raportohet se punëtorët teknikë të shkollës ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” në kryeqytet nuk kanë marrë paga të muajit shkurt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë gjë e ka përjetuar rëndë Feim Hasani i cili ka kontribuar për 18 vite radhazi në këtë institucion.

Krejt çka këta punëtorë duan është vazhdimi i angazhimit të tyre në këtë pozitë.

E mungesa e punëtorëve teknikë vërehet dukshëm në këtë shkollë.

Por cilat janë telashet të cilat mund të shkaktohen në mungesë të punëtorëve teknikë?

Për të dhënë një përgjigje në lidhje me këtë problem nëpër shkolla nuk ishte i interesuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërkaq, nga drejtoria përgjegjëse kanë këtë përgjigje.

Sipas njoftimit të kryetarit të sindikatës për punëtorët e sektorit privat, gjendja e njëjtë është edhe në shkollën e muzikës, bujqësinë dhe gjimnazin matematikor.

(Kosova Sot Online)