Këngëtarja e njohur turke i dhuron shtëpi babait që përloti botën pas tërmetit në Turqi

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 08:48
Këngëtarja e njohur turke i dhuron shtëpi babait që përloti botën pas tërmetit në Turqi

Një baba turk që përloti të gjithë botën me imazhin ku mbante dorën vajzës e cila kishte vdekur nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, tani ka një banesë të re.

Këngëtarja e njohur Ebru Yasar dhe bashkëshorti i saj i dhuruan shtëpi të re atij.

“Nuk munda t’ia lëshoj dorën. Vajza ime flinte si engjëll në shtratin e saj. Kam humbur nënën, vëllezërit dhe nipat në tërmet, por asgjë nuk krahasohet me varrosjen e fëmijës tënd. Kjo dhimbje është e papërshkrueshme.”, tha në lidhje me tragjedinë që i ka ndodhur Mesut Hançer.

(Kosova Sot Online)