Podujevë: Burri e kërcënon me vrasje gruan e tij

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 09:40
Podujevë: Burri e kërcënon me vrasje gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një burrë në Podujevë, pasi dyshohet se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, raporton “Kosova Sot Online”.

Kurse, bashkëshortja e tij ka thënë se i dyshuari ka probleme psikike.

I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.

Rasti është duke u hetuar.

“Podujevë 2.03.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)