Vdes një grua në Fushë Kosovë, u hodh nga një objekt banesor

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 09:52
Vdes një grua në Fushë Kosovë, u hodh nga një objekt banesor

Në Fushë Kosovë një grua mbrëmë i dha fund jetës duke u hedhur nga një objekt banesor, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kurse, trupi i viktimës shtë dërguar për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në njoftim 24 orësh.

(Kosova Sot Online)