Policia: I vrari në Gjykatën Themelore e aktivizoi bombën, 5 të tjerë janë plagosur

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 13:40
Policia: I vrari në Gjykatën Themelore e aktivizoi bombën, 5 të tjerë janë plagosur

Shefi i Stacionit të Policisë Kriminale, Srgjan Koraq, tha se në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë është aktivizuar një mjet shpërthyes, transmeton “Kosova Sot Online”.

Koraq ka treguar se një 40 vjeçar i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes, është vrarë, kurse pesë të tjerë janë plagosur.

“Kemi konstatuar se M.B. (40), i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes, është vrarë. Kemi edhe pesë persona të tjerë të plagosur, të cilët janë kujdesur në Qendrën Klinike”, u tha Koraç gazetarëve.

(Kosova Sot Online)