Rada Trajkoviq ndalohet përsëri nga policia kufitare në Beograd, “Pse po e bëni këtë”

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 14:05
Rada Trajkoviq ndalohet përsëri nga policia kufitare në Beograd, “Pse po e bëni këtë”

Rada Trajkoviq, Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiqit, është ndaluar nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trajkoviq ka bërë të ditur këtë informacion, ku ka thënë se liria e lëvizjes është bërë e kufizuar për të dhe familjen e saj.

“Po flasim për Serbinë në BE dhe në Ballkanin e Hapur, ndërkaq liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time”.

“Pyetje për presidentin, kryeministren dhe qeverinë e Serbisë: pse po e bëni këtë?”, ka shkruar Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)