Nesër do të ketë shi në Kosovë, të hënën do të ketë ngrica

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 14:30
Nesër do të ketë shi në Kosovë, të hënën do të ketë ngrica

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe se do të ketë riga shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga fillimi i javës vijuese, parashihet mot i ndryshueshëm, me vransira e diell.

Ndërsa, të hënën do të ketë edhe ngrica dhe riga shiu.

3.03.2023 – Mundësi për riga lokale shiu paraqiten ditën e shtunë në vendin tonë, e ditën e diel priten edhe intervale me diell.

4.03 – Kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu nga mesdita.

5.03 – Vransira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

6.03 – Ngrica në mëngjes. Ditën vransira të ndryshueshme, me riga lokale shiu.

7.03 – Vransira dhe intervale me diell. Më butë.

8.03 – Vransira e diell, me erë më të theksuar nga jugperëndimi. Në mbrëmje priten edhe të reshura shiu.

(Kosova Sot Online)