Flet banori turk që jetoi vetëm 5 muaj në shtëpinë e re, "Është shkatërruar mundi i një familjeje 30-35 vjet"

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 14:48
Flet banori turk që jetoi vetëm 5 muaj në shtëpinë e re,

Një prej banorëve të prekur nga tërmeti në fshatin Şahintepe të rrethit Kahramanmaraş, Mustafa Keklik, mundi të jetonte vetëm 5 muaj me familjen e tij në shtëpinë që kishte ndërtuar me paratë që kishte kursyer për 35 vjet te jetës së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Keklik ka thënë se më nuk ka fuqi për të ndërtuar një shtëpi se si e ka pasur.

“Shtëpia ime është këtu, është shkatërruar mundi i një familjeje 30-35 vjet, nuk kam 35 vjet jetë, as nuk kam fuqi për të ndërtuar një shtëpi të tillë. Ne si fshat jemi mërgimtar, punojmë në firma .Jemi njerëz të skamjes. Fatmirësisht, edhe pse shtëpia jonë u shkatërrua, ne shpëtuam. Është shkatërruar në 1 minutë”, tha ai.

Keklik pret nga autoritetet që ta ndihmojnë dhe t’i strehojnë në parafabrikate, pasi nuk mund te jetojnë më në shtëpi betoni

“Pritja jonë nga autoritetet është që plagët të na shërohen sa më shpejt. Tashmë ka ndodhur, procesi i ardhshëm do të jetë më i vështirë për ne, ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Në këtë pikë presim ndihma maksimale nga autoritetet. Prej vitesh thuhet se është zonë tërmeti. Ne duam një shtëpi parafabrikate. Nuk duam të jetojmë më në shtëpi betoni. Vazhdojnë pasgoditjet. Njerëzit kanë frikë edhe brenda çadrave vrapojnë jashtë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)