Gjendet Viktorija Gojani e cila ishte zhdukur, deklaroi se është duke bashkëjetuar me të dashurin

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 15:32
Gjendet Viktorija Gojani e cila ishte zhdukur, deklaroi se është duke bashkëjetuar me të dashurin

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka bërë të ditur se është gjendur Viktorija Gojani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas publikimit tё kёrkesёs pёr bashkёpunim me ndihmёn e qytetarёve ёshtё arritur qё tё gjindet personi në fjalë.

Gojani ka deklaruar gjatë intervistimit se është duke bashkëjetuar me të dashurin dhe se nuk ka pasur ndonjë presion

• VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI e lindur me 10.05.2003 në Beograd-Serbi.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё i falënderon tё gjithё qytetarët pёr ndihmën e dhёnё nё gjetjёn e personit tё zhdukur dhe i inkurajon ata pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen.

Personi i gjetur ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, e njëjta gjatё intervistimit ka deklaruar se ёshtё duke bashkëjetuar me tё dashurin e saj, ajo deklaron se nuk ka pasur ndonjë presion, e njëjta me vetё deshirё ёshtё kthyer ta bashkëjetoj me tё dashurin e saj.

Pёr tё gjithё veprimet e marra ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit.

(Kosova Sot Online)