Rashiq: Ja pse propozimi evropian është i mirë

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 16:06
Rashiq: Ja pse propozimi evropian është i mirë

Marrëveshja e dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, më 27 shkurt në Bruksel është e mirë, ka theksuar ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirëpo ai tha se e njëjta duhet të nënshkruhet dhe në bazë të këtyre rrethanave mund të përcaktohet edhe pjesëmarrja apo jo e Listës Serbe në zgjedhjet në veri në muajin prill.

“Marrëveshja është e mirë. Në veçanti mos të hymë në detaje tjera, por kur thuhet se dy anët do të përpiqen mos të veprojnë në mënyrë radikale, ekstreme apo çfarëdo qoftë, por vetëm kjo të rregullohet me negociata. Mendoj se në përgjithësi populli i Kosovës do të përfitojë vetëm prej pikës së marrëveshjes dhe duhet të shpresojmë se mos të krijohet ndonjë mundësi për konflikt”, tha ai.

(Kosova Sot Online)