Aksident horror, makina përplaset gjatë ndjekjes nga policia dhe shemb pallatin

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 07:50
Aksident horror, makina përplaset gjatë ndjekjes nga policia dhe shemb pallatin

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm të një aksidenti rrugor në Baltimore, ku një automjet që po ndiqej nga policia u përplas me një makinë tjetër në një kryqëzim për të goditur më pas një ndërtesë, një pjesë e së cilës u shemb, transmeton "Kosova Sot Online ".

Si pasojë e këtij aksidentit të tmerrshëm humbi jetën një kalimtar fatkeq, si dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

 

 

Policia ishte vënë në ndjekje të makinës Hyundai Sonata që drejtohej nga një 33 vjeçar, e cila ishte raportuar më herët e vjedhur. Ndjekja zgjati për disa minuta në East North Avenue për të përfunduar më pas me përplasjen horror që shembi dhe një pjesë të ndërtesë në anë të rrugës.

https://gorilla.cdnja.co/v/7n/7nJqM.mp4?token=uyuWrA0QK9EZq-Qq4_fPnA&expires=1677913098

(Kosova Sot Online )