"Kurti deshi ta nënshkruaj planin më 27 shkurt, Vuçiq jo"

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 10:28

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në “Atlantic Council” ka folur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel ku Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq u dakorduan për propozimin frako-gjerman, përcjell “Kosova Sot Online”.

Emisari sllovak ka thënë se BE-ja ka menduar që një gjë e tillë do të ishte e parakohshme, meqë dokumenti me 11 nenet pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike sesa marrëveshje obligative.

Emisari ka thënë se kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël.

“Reagimi ynë ishte që kjo do të ishte e parakohshme. Kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël por pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike se sa një marrëveshje ligjërisht obligative kështu që thamë le të presim me nënshkrim derisa të kemi një kuptim të plote dhe marrëveshje të plotë se si do ta implementojmë”, ka thënë Lajçak në Atlantic Council.

(Kosova Sot Online)