Dan Hutra paraqitet në gjykatë i qetë dhe i heshtur

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 10:51
Dan Hutra paraqitet në gjykatë i qetë dhe i heshtur

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave në Tiranë ka dalur para gjykatës i qetë dhe i heshtur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sot ai do të njihet me masën e sigurisë për krimin e kryer.

40-vjeçari Hutra përballet me 5 akuza, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’ ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.

Hutra me shumë gjasë do të mbrohet nga një avokat i siguruar nga shtetit.

(Kosova Sot Online)