Parashikimet e Lesit/ Lulzim Basha- kryetar i PD, Edi Rama- shef i NATO

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 11:16
Parashikimet e Lesit/ Lulzim Basha- kryetar i PD, Edi Rama- shef i NATO

Para pak ditësh, botuesi Nikollë Lesi risolli edhe njëherë tezën e përhapur nga Edi Rama para disa kohësh, se mund të zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Sipas Lesit, Rama është shumë pranë zgjedhjes si shef i NATO-s. Lajmi i tij shkaktoi ilaritet, edhe për shkak se vendi po zien nga skandali i rëndë McGonigal, që tregon se kryeministri shqiptar ka korruptuar një njeri të rëndësishëm të inteligjencës në vendin kryesor të NATO-s.

Por ndërkohë sot, Lesi shkruan se Lulzim Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së.

Lesi është bërë tanimë i njohur në media për parashikimet e guximshme, edhe pse nuk shqetësohet shumë nëse i dalin apo jo të vërteta.

Por nëse i përmbahemi parashikimeve të Lesit, më afër realizimit është ai që Rama të marrë drejtimin e NATO-s, sesa ai që Basha të marrë drejtimin e opozitës.

(Kosova Sot Online)