Berisha: Askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës!

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 15:28
Berisha: Askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së.

Berisha tha: Ka një elektrizim, ka një elektrizim në radhët e demokratëve të cilëve, janë bërë, kanë marrë një solidarizim të madh nga qytetarët dhe mbështetje për aktin absurd , të cilin nuk ka njeri të dnershëm në këtë vend që nuk e dënon.

Ndërkohë ne kemi besim tek Gjykata Europiane, kemi besim se janë shkelur të gjitha parimet e një drejtësie të një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe çështjen do ta dërgojmë sa më shpejtë që mund të pranohet prej tyre në atë gjykatë.

Pyetje: Zoti Berisha, cilat janë format përmes të cilave ju do t’i çoni në zgjedhje, kandidatët tuaj? Flasim për propozime.

Berisha: Propozime janë – koalicioni; propozim është - të pavarurit, por kjo nuk shkon shumë, ka pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD.

Pyetje:  Z. Berisha, është diskutuar ditën e sotme në lidhje me një propozim të deputetit Dashnor Sula, i cili thotë që kandidatët më të mirë të dalë nga primaret të regjistrohen nën logon e PD-së zyrtare, por të bëhet një lëshim në disa bashki që partia e Alibeajt…

Berisha: Çdo demokrat që ka minimumin e minimumit të lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm, aktin antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij Basha-brava , brava-Basha. Ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë!

(Kosova Sot Online)