Abazi: Hashim Thaçi thikat mbi harta derisa Kurti mbi shpinën e bashkëpunëtorëve

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 09:14
Abazi: Hashim Thaçi thikat mbi harta derisa Kurti mbi shpinën e bashkëpunëtorëve

Njerëzit janë duke ikur nga atdheu nga mosmirëqenia dhe falsifikimi i historisë, ka deklaruar deputeti Haki Abazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Abazit,, ish-presidenti “Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!”.

Ai ka thënë se Kurti nuk mund ta fshehë më dështimin, dhe i dërguari për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajçak është “kurban i vonuar”.

“Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve. “Institutet” që konstatojnë gjendje, janë autoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehet më!”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Tutje Abazi ka thënë se qytetarët e Kosovës janë duke e braktisur Kosovën, duke ironizuar me Kurtin se ata janë duke ikur nga mirëqenia për t’u bërë argat në vend të huaj.

“Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre!”, ka shtuar ai.

“Vazhdojmë vazhdimin me qenin tapall në QKUK!”, ka përfunduar deputeti që i ka ndarë rrugët me Kurtin.


(Kosova Sot Online)