Arrestohet 19-vjeçari nga Prishtina, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 09:49
Arrestohet 19-vjeçari nga Prishtina, zbulohet arsyeja

Raportohet se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dy persona kanë marrë lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është identifikuar njëri nga personat e dyshuar.

I dyshuari, është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.

Policia po punon për arrestimin e personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 04.03.2023, rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Informatë shtesë:

Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.

I dyshuari:

D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.

(Kosova Sot Online)